Nuk mjafton vetëm momenti i vështirë në aspektin e rezultateve, por Reali i Madridit përballet me një dramë tjetër, atë të repartit të mbrojtjes dhe të mërkurën Los Blancos do të përballen me Manchester City dhe Erling Haaland.

Xabi Alonso do të ketë në dispozicion për këtë përballje 4 mbrojtës, gjithnjë nëse në 48 orët e ardhshme nuk ndodh ndonjë mrekulli me Huijsen. Me fjalë të tjera, trajneri spanjoll do të jetë vetëm me Rudiger, Asencio, Carreras dhe Fran Garcia, ndërkohë që 60% e këtij reparti është në infermieri.

I fundit që iu bashkua infermierisë ishte Militao për një dëmtim në bicepsin femoral dhe do të qqëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 muaj që do të thotë se mbrojtësi do të humbasë deri në 30 ndeshje mes të cilave të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit deri në një finale të mundshme, Superkupën e Spanjës, derbin me Atleticon në Bernabeu dhe ato të Ligës së Kampioneve deri në cerekfinale. Militao i bashkohet kështu, Dani Carvajal, Trent Alexander Arnold, Huijsen dhe Alabës.

Në total, duke marrë parasysh edhe repartet e tjerë të skuadrës, Xabi Alonso mund të shkojë në ndeshjen em Manchester City me 7 mungesa; emrat e sipërpërmendur; Carvajal, Trent, Militao, Huijsen Alaba si dhe Mendy dhe Camavinga(që ka ndonjë shans rikuperimi). Por në ndeshjen e radhës ndaj Deportivo alaves në Mendizorroza, lista e lojtarëve që do të mungojnë pritet të shkojë deri në 10 pasi këtu shtojmë edhe futbollistët e sanksionuar Fran Garcia, Camavinga dhe Endrick. Thuajse gjysma e skuadrës. Kjo është situata e Realit të Madridit pas ndeshjes me Celtan dhe në prag të dy ndeshjeve të radhës, me Xabi Alonson që i duhet të gjejë me cdo kusht një zgjidhje përsa i përket skuadrës që do të hedhë në fushën e lojës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta