Nga pasues i Verrattit, Vitinha është shndërruar në një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim, i treti në ceremoninë e Topit të Artë dhe kampion Evrope me PSG. Futbollisti portugez flet për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ teksa tregon për gjithçka për skuadrën dhe për trajnerin Luis Enrique.

Intervista e plotë:

Skuadrat në Lignin e Kampioneve duket sikur po ju njohin më mire dhe ju vënë më lehtë në vështirësi

’Nuk besom se është një aspekt vendimtar, edhe pse PSG aktual është shumë ndryshe nga ai që ishte në momentin kur erdhi Luis Enrique. Edhe ne i njohim më mirë kundërshtarët tanë. Por kur je në majë, mund edhe të mos mjaftojë. Përveç nesh ka edhe skuadra të tjera të forta. Deri tani kam parë shumë, nga Bayerni te Barcelona duke kaluar te Arsenal dhe skuadrat e tjera angleze, më të vështirat për t’u përballur’.

Ajo me Athletic Bilbao është një ndeshje e rëndësishme për kualifikimin për në 1/8 e finaleve

‘Për PSG të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Nuk bëjmë dallime mes ndeshjeve të kampionatit, Ligës së Kampioneve apo Kupës së Francës ku nëse humbet je jashtë’

Ju konsideroheni si një prej mesfushorëve më të mirë në botë

‘Po jetoj një periudhë pozitive, por nuk harroj se në një sezon ka edhe momente negative dhe kritikat nuk mungojnë kurrë. Por për mendimin tim e rëndësishme është që të jesh në formë për një kohë sa më të gjatë që të jetë e mundur per të ndihmuar skuadrën’.

Çfarë keni bërë që jeni përmirësuar në dyvjeçarin e fundit?

‘Kam punuar shumë, kam pasur pak fat dhe kam mundur të besoj te persona të rëndësishëm në aspektin personal the sportiv. Duke nisur nga Lúi Enrique që ndoshta ka pasur impaktin më të madh në rrugëtimin tim’.

Por duket se Luis Enrique nuk toleron asgjë në stërvitje

‘Është e vërtetë, të çan pak kokën, por mua më pëlqen kështu, sepse nuk mund të bësh gjë tjetër veçse të përmirësohesh. Është një trajner i madh jo vetëm në aspektin tekniko-taktik, por edhe në aspektin njerëzor që në nivele të tilla ben diferencën’.

Në lojën tuaj, përveç golave, diferencën e bëjnë edhe pasimet

‘Është diçka për të cilën punoj që kur kam nisur të luaj futboll në moshën 6 vjeçare. Është një prej karakteristikave të mia. Ndoshta nuk kam shumë cilësi të tjera, por këtë të pasimeve e kam’.

U renditët i treti në garën për Topin e Artë, u lavdëruat nga të gjithë, por Luis Enrique nuk i pëlqen dallimet individuale.

‘Dhe keni të drejtë. Çmimet individuale na pëlqejnë, por është gjithnjë më mirë të fitosh ato kolektive’.

Luis Enrique thuajse të gjitha pjesët e para në shtëpi I ndjek nga tribuna dhe shpesh pjesët tuaj të para nuk kanë qenë bindëse. Ka ndonjë lidhje?

‘Për këtë pyesni atë, por nuk besoj se është vetëm koinçidencë. Sigurisht kur është në pankinë ai ndihet më shumë, por kur ngjitet në tribunë, mesazhet gjithsesi vijnë nëpërmjet asistentit të tij’.

Bashkëpunoni shumë me Neves

‘Kemi një raport të shkëlqyer dhe kjo duket në fushë. Joao është një njeri shumë i mirë, me shumë karakter. Fakti që është portugez ndihmon. Kuptohemi në lojën me top, sepse mbi të gjitha është një futbollist shumë i mirë’.

PSG është një skuadër e re, me shumë lojtarë të formuar në akademinë e saj

‘Dhe mua më kanë impresionuar për personalitetin që kanë, pavarësisht moshës dhe faktin që vijnë nga akademia. Japin contributie e tyre që të ruajmë kualitetet, përqendrimin dhe konkurrencën’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta