E çuditshme në Brazil; tifozët e Gremios blejnë biletat e kundërshtarëve të rivalëve historikë për…
Mbrëmja e së dielës ishte e hidhur për Juventusin që doli sërish kokëkulur nga Maradona Stadium pasi u mposht nga Napoli me rezultatin 2-1. Impianti napoletan tashmë është kthyer në një mallkim për Zonjën e Vjetër që aty pësoi humbjen e 7 radhazi.
Pas ndeshjes ylli i bardhezinjve, Kenan Yildiz reagoi se në skuadër po punohet për t’u përmirësuar.
‘Nuk ia dolëm për të marrë rezultatin që donim, por po punojmë shumë për t’u përmirësuar-shkruante Yildiz në rrjetet sociale-gjatë këtij procesi kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe ju falenderojmë për këtë’
Yildiz shënoi në supersfidën e fundjavës që sapo u mbyll; atë me Napolin, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Luciano Spallettit që të evitojë humbjen e 4-t në të gjitha kompeticionet, e para që nga momenti kur drejtimin e skuadrës e mori trajneri toskan.
Top Channel