Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda për trafik drogë, pranga 40-vjeçarit në hyrje të territorit shqiptar
08/12/2025 09:32
Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të hënë në hyrje të territorit shqiptar.
Shtetasi me iniciale SH.H., banues në Kosovë, ishte shpallur në kërkim nga Finlanda.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.
Top Channel