Napoli, fortesa ‘Maradona Stadium’, mposhti dhe Juventusin, kampionët të pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë 2025

08/12/2025 12:11

Një vit kalendarik perfekt, pa asnjë njollë. Viti 2025 i Napolit të Antonio Contes për ndeshjet në shtëpi mbyllet me një rekord historik; falë fitores 2-1 ndaj Juventusit me një dygolësh të Hojlund, kampionët e Italisë plotësojnë një vit pa asnjë humbje në Maradona Stadium si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Deri në fund të këtij viti mungojnë 4 ndeshje (ose 5 nëse Napoli do të kalojë në finalen e Superkupës së Italisë); transferta në Champions kundër Benficas, transfertat në Udine dhe Cremona si the dy ndeshjet e Superkupës që do të luhen në Riad.

Numra rekord: pathyeshmëri pas 38 vitesh.  Humbja e fundit e Napolit në shtëpi ka ndodhur saktësisht një vit më parë, në 8 dhjetor 2024 nodal Lazios. Që nga ai moment Napoli e ka shndërruar  Maradona Stadium në një fortesë të vërtetë ku asnjë skuadër nuk ka mundur të dalë e fituar nga impianti napoletan; 13 fitore e 4 barazime në Serie A në 2025, një statitstikë që nuk regjistrohej prej 38 vites, dmth që nga 1987.

Maradona Stadium, tabu e Juventus: 7 fitore ndaj bardhezinjve. Mbrëmja e së dielës në Maradona pasuron një tjetër seri impresionuese; atë ndaj rivalëve bardhezinj pasi Napoli me suksesin 2-1 ndaj skuadrës së Spallettit e çoi në 7 numrin e fitoreve radhazi në shtëpi ndaj Zonjës së Vjetër në kampionat, Juventus nuk fiton në fushën e Napolit që nga 3 marsi i 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB