Gjermania zbulon një nga miqësoret e muajit mars, përpara nisjes për në Botëror
Sipas Marca-s, viktima e njërit prej incidenteve është shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa futbollisti është liruar me kusht.
Një futbollist i Premier League është arrestuar në Londër me dyshimin për dy akuza për sulm dhe një akuzë për sjellje të pahijshme. Sipas të përdishmes spanjolle Marca, lojtari, emri i të cilit nuk mund të bëhet i ditur për arsye ligjore, është 29 vjeç dhe është pjesë e përfaqësueses së Anglisë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, përveç në rrethana të jashtëzakonshme, emri i një të dyshuari nuk mund të bëhet i ditur derisa të ngrihet zyrtarisht akuzë.
Sipas raportit, futbollisti u arrestua të premten në mbrëmje. Viktima u dërgua në spital me lëndime që policia tha se nuk ishin kërcënuese për jetën. Futbollisti u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Top Channel