Vijon momenti jo i mirë për Realin e Madridit, Celta Vigo e gjunjëzon në shtëpi, Barcelona nis arratinë 07/12 23:51
Luciano Spalletti u fërshëllye nga tifozët në Maradona Stadium në momentin kur folësi i impiantit përmendi emrin e tij gjatë prezantimit të skuadrave përpara startit të ndeshjes mes Napolit dhe Juventusit.
Trajneri i titullit të tretë kampion të Napolit, që aktualisht është te Juventus u fërshëllye në dy sektorë të stadiumit që bërtitën gjatë ‘buuuu’.
Edhe në momentin e hyrjes në stadium, Spalletti u fërshëllëye nga shumica e tifozëve të pranishëm, por pati edhe duartrokitje sidomos në momentin kur ai përqafoi kollegan e tij, trajnerin e Napolit, Antonio Conte.
Luciano Spalletti qëndroi në këmbë për disa sekonda përpara pankinës, përpara se të ulej për ndeshjen e madhe të Serie A.
Top Channel