Përpjekja për kthimin e migrantëve, Këshilli i BE-së fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit
Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi një fotoje të manipuluar, e krijuar përmes inteligjencës artificiale, e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku duket Presidenten Vjosa Osmani krah kryeparlamentares serbe Ana Brnabiq.
Reagimi zyrtar thekson se foto është ‘fake’ ndërsa i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj dezinformatave, të cilat sipas tyre jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit.
“Reagim ndaj një fotografie të manipuluar (fake)
Një fotografi e manipuluar dhe e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale po qarkullon në rrjete sociale, me qëllim të vetëm, denigrimin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe ushqimin e narrativave të fabrikuara që u shërbejnë agjendave të huaja.
Kjo pamje është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet, përkushtim dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin tonë me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Përdorimi i materialeve të rreme për ta goditur Presidenten është jo vetëm i ulët, por edhe i rrezikshëm. Këto tentime për përhapje të dezinformatave nuk janë të rastësishme dhe janë pjesë e një fushate të mirë-organizuar që synon të baltosë Presidenten e Republikës.
Presidentja Osmani ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetësisë, sovranitetit dhe dinjitetit të Kosovës dhe asnjë foto e rreme nuk mund ta zbehë këtë.
U bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”, shkruhet në reagimin e Presidenës.
Top Channel