Evropa ka “shumë letra në duar” kur bëhet fjalë për negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalës hapëse në takimin me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Ukrainës.

“Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën. Dhe të gjithë i mbështesim negociatat e paqes për të pasur një paqe të qëndrueshme dhe të fuqishme”, tha Macron.

Ai tha se kartat në favor të Evropës përfshinin ndikimin e sanksioneve evropiane dhe amerikane mbi ekonominë e Rusisë, e cila “po fillonte të vuante” dhe “faktin që Ukraina po i reziston kësaj lufte”.

Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar vendosën të tjera sanksione kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Ministria e Jashtme e Britanisë ka vlerësuar se këto sanksione e kanë “privuar shtetin rus nga të paktën 450 miliardë dollarë fonde lufte midis shkurtit 2022 dhe qershorit 2025”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta