Tensionet te Liverpool tashmë kanë arritur në nivelet më të larta dhe asgjë nuk fshihet më. përplasjet mes Mohamed Salah dhe Arne Slot pas barazimit me Leeds në ndeshjen e Premier League, i kushtoi sulmuesit egjiptian që nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Interin në San Siro.

Klubi kampion i Anglisë dhe trajneri holandez në fakt vendosën që të përdorin ‘dorë të hekurt’ ndaj Salah duke mos e grumbulluar sulmuesin për këtë ndeshje me Interin edhe pse ajo është shumë e rëndësishme për ecurinë e Liverpoolit në Ligën e Kampioneve. 

Gjithsesi, Salah ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore të skuadrës së tij dhe ishte duke buzëqeshur gjë që tregon se lënia jashtë skuadre e tij për sfidën me zikaltrit është një ndëshkim për futbollistin dhe jo një zgjedhje teknike

Është ky një episod i ri tensionesh te skuadra e The Reds gjatë një sezoni që e shah atë në mesin e klasifikimit në Premier League dhe jashtë Top-10 të Ligës së Kampioneve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta