“Liverpooli i fortë edhe pa Salah”, Chivu para duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë 5 vitet e fundit janë për t’u festuar
Liverpool këtë të martë do të luajë ndeshjen e javës së 6 të Ligës së Kampioneve, një ndeshje që vjen në një moment shumë delikat për The Reds që do të kërkojnë të marrin 3 pikëshin në San Siro.
‘Do të jetë shumë e vështirë, sepse përballemi me një skuadër të madhe që e ka nisur sezonin kaq mirë në Itali dhe Evropës dhe që ka qenë një forcë e Ligës së Kampioneve në vitet e fundit-tha Slot për Sky Sports përpara ndeshjes-vitin e kaluar humbi ndaj PSG, por ne e dimë se cfarë do të thotë’
Slot vendosi të mos grumbullojë Mohamed Salah për këtë ndeshje dhe Slot shpjegoi këtë vendim
‘Vendimi që ai të mos jetë kundër Interit tregon se ai ishte reagimi ynë-tha Slot-nuk i prisja fjalët e tij. E di që futbollistët janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por nuk mendova se do të reagonte në atë mënyrë’
Më pas në konferencën për shtyp ai vijoi të flasë për situatën me egjiptianin
‘Fjalë që më referohen mua? Është i vetmi që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje-tha Slot-është e vështirë të kuptohet se kujt i referohet. Nuk kam folur me të pas ndeshjes me Leeds. Vetëm i komunikuam se nuk do të jetë në këtë transfertë. Unë nuk besoj se raporti ynë është prishur, por ai ka të drejtë të ndjejë atë që po ndjen; ka qenë shumë i respektueshëm, është stërvitur fort. Por nuk është as hera e parë e as e fundit që një futbollist flet kështu kur nuk luan. Duhet të kuptoj dhe të gjej arsyen që foli në atë mënyrë. Ai ka të gjithë të drejtën për të pasur ato ndjesi, por nuk ka të drejtë t’i ndajë me median’
Top Channel