BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump: Evropa po shkon në drejtime të këqija, duhet më shumë kujdes
Situata e të miturve në krim është shqetësuese. Policia shqiptare po përballet gjithnjë e më shumë me të mitur që janë pjesë e krimeve ordinere, sidomos vjedhjeve.
Megjithatë, duke shfrytëzuar dhe lehtësirat ligjore për minorenët, ata janë bërë “gjah i lakmuar” dhe për grupet kriminale.
Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi shqetësuese janë dhe konfliktet e shpeshta që kanë fëmijët me njëri-tjetrin, që kanë çuar dhe në tragjedi.
Referuar edhe rasteve të fundit të humbjes së jetëve të të miturve në vend për shkak të krimeve, autorja e Top Story, Grida Duma tha se një ngjarje e tillë në vendet e Perëndimit do ngrinte alarmet, ndërsa në Shqipëri ‘fiken dritat’.
“Shoqëria nuk reflekton vetë, shoqëria nuk ngrihet vetë. Ajo ka nevojë për elitën e vetë, për institucionet e vëta. Gjithë ky faj që i atribuohet shoqërisë është totalisht përgjegjësi institucionesh, personalitetesh dhe mediave që jemi vetë në këtë përgjegjësie, që krahasimisht me botën perëndimore që ka shembuj që mund ti si ilustrime të trrishta por si certifikime të qarta që sistemi duhet të funksionojë. Në rast se atje ndodh një krim i tillë një varg veprimesh ka ndodhur brenda një orë. Së pari nëse do ti referohemi rasteve, në Britani, Francë dhe Amerikë kur kanë ndodhur raste të tilla të cilat i kemi shqyrtuar me kujdes, qeveritë lokale federale apo policia kanë dalë me një qëndrim zyrtarë.
Kanë bërë thirrje për rishikimin e sigurisë në shkolla he është riprotokolluar se çfarë duhet të ndodhë brenda komunitetit dhe shkollës. Ka rizgjuar gjithçka që lidhet me shërbimin social. Një ngjarje e tillë nëse në vendet perëndimore ndez alarmin në Shqipëri fik dritat. Nëse në vendet perëndimore pastron sistemin, këtu pastron viktimën dhe gjithçka ndodh dhe mbetet tek përcjellja e fundit e një 15-vjecari. Si është e mundur që një nën dhe baba jep mesazhe ngushëllimi për veten dhe shoqërinë ndërkohë që është e kopshme të humbësh fëmijën 15 vjeç”, u shpreh Grida Duma.
Top Channel