Tenistja franceze Océane Dodin, e cila prej vitesh ishte ndër emrat premtues të sportit, ka marrë një vendim të ri profesional që ka tërhequr vëmendje të madhe në botën e sportit dhe jashtë saj.

Dodin, 29 vjeç, u bë profesioniste në vitin 2011 dhe në vitin 2017 arriti renditjen më të lartë në karrierë si numri 46 në botë. Por dëmtimet e njëpasnjëshme e larguan nga fushat për rreth nëntë muaj, duke e zbritur në vendin e 744-të në renditjen WTA.

Në një periudhë ku rikthimi në nivelet e larta sportive është bërë i vështirë, Dodin ka zgjedhur një rrugë të re të të ardhurave, duke hapur një profil në platformën OnlyFans — një vendim që tashmë e kanë ndërmarrë edhe disa sportistë të tjerë profesionistë. Sipas mediave franceze, sportistja mund të ketë firmosur edhe një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë që administron platformën.

Gjatë 14 viteve në tenis, Dodin ka fituar rreth 2.1 milionë paund nga çmimet e turneve. Por ekspertët e marketingut sportiv sugjerojnë se të ardhurat e saj nga projekti i ri mund të tejkalojnë fitimet e karrierës sportive brenda një viti të vetëm.

Pas rikthimit në fushë në shtator, Dodin ka folur hapur në media edhe për ndryshimet personale që ka bërë gjatë periudhës së rehabilitimit, duke shpjeguar se procesi i rikuperimit i dha mundësi të kryente një ndërhyrje estetike që e kishte planifikuar prej kohësh.

Pavarësisht ndryshimeve jashtë fushës, tenistja synon të rikthehet gradualisht në formë dhe të konkurrojë sërish në nivele më të larta gjatë vitit të ardhshëm.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta