Humbën titullin në garën e fundit, Verstappen dhe Piastri analizojnë sezonin: Bëmë më të mirën, Norris e meritoi
Sezoni i parë i Lewis Hamilton te Ferrari mbyllet me një statistikë për të ardhur keq; Zero. Zero fitore e sidomos, zero podiume. Per 7 herë kampionin e botës, gara e fundit e sezonit në Formula 1 vendosi një rekord negativ pa precedentë.
Bie miti: nga 2007 në 2024, gjithnjë në podium, tani errësira: Kjo e dhënë të tremb nëse shikon karrierën e Lewis Hamilton. Që nga debutimi i tij me McLaren në 2007 edhe te epoka e artë me Mercedes, Hamilton nuk e kishte mbyllur kurrë kampionatin pa u ngjitur të paktën neë herë në podium. Edhe në vitet më të vështirë, me makina më pak kompetitive, Hamilton gjithnjë arrinte edhe vetëm një vend të tretë. Kjo seri legjendare, që zgjati 18 sezone radhazi, u ndërpre pikërisht në vitin e një bashkimi aq të shumëpritur, atë me Ferrarin.
Një bashkim që nisi keq, pritshmëritë e tradhtuara. 2025 duhet të ishte viti i kthesës, por u shndërrua në një seri të gjatë problemesh teknike dhe sportive. Hamilton e pati të vështirë të përshtatej me SF-25 duke përfunduar rregullisht larg vendeve të para, shpesh i mposhtur nga rivalët e tij direkt e madje humbi edhe garën e brendshme me Leclerc.
Tifozët e Kokëkuqes Italiane ëndërronin botërorin, por tani gjenden përballë një statistike ‘horror’; Hamilton nuk ka qenë kurrë kaq poshtë. Tani e gjithë shpresa është tek viti 2026.
Top Channel