Falë telefonatave të Allegrit, kuqezinjtë arritën të ndryshonin, deri sa kthyen ndeshjen në favor të tyre

08/12/2025 23:45

Trajneri i Milanit nuk mund të ishte në stol në ndeshjen ndaj Torinos sepse u përjashtua në përballjen me Lazion në kampionat javën e kaluar.

Megjithatë trajneri i Milanit, Max Allegri i mbyllur në një prej dhomave të stadiumit ka kaluar pothuajse të gjithë ndeshjen në telefon. Fillimi I takimit për Kuqezinjtë ndaj Torinos ishte shumë i vështirë pasi e panë veten në disavantazh të dyfishtë pas pak minutave lojë.

Kamerat ndërkohë jo rrallë herë u përqendruan tek ai, dukshëm i shqetësuar, ndërsa fliste i nervozuar në telefon nga tribunat. Pak më vonë, goli i Rabiot rihapi ndeshjen, ndërkohë që pamja e Allegrit me telefon në vesh ishte deri në përfundim të kësaj ndeshjeje të çmendur për Milanin që arriti të përmbys rezultatin dhe ta kthejë një fitore 2-3.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta