“E ardhmja është e shkruar…”! Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5
I ftuar në “Wake Up”, artisti Sardi Strugaj ka folur për projektet e tij muzikore, jetën personale dhe jo vetëm.
I pyetur sesi do e konsideronte vitin që po lëmë pas sa i përket karrierës muzikore, Sardi dha këtë përgjigje: “Vit fantastik, jam rritur shumë. Jam shumë i lumtur me çfarë ka sjellë 2025 dhe mezi po pres 2026. Jam shumë pozitiv, 2026 mendoj se do jetë super vit”
Do e konsideroje të hyje në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”?
“Ta lë kështu të hapur… Po më provokonte një shok para ca kohësh dhe më tha që e kishte marrë vesh, i kishin ardhur disa informacione që do jem pjesë e “Big Brother”. I thashë që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë (qesh). E bëj shpesh, që i ngacmoj njerëzit. Gjithmonë më pyesin dhe ia lë të hapur. Do e shihni”-tha Sardi.
Top Channel