Arabia Saudite dhe Katari lidhin marrëveshjen hekurudhore/ Shkurtohet koha e transportit mes vendeve, priten rreth 10 milionë pasagjerë në vit
Një 26-vjeçar u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, pas një grindjeje të ashpër për marrëdhëniet seksuale që përshkallëzoi në dhunë.
Zhe Wang, 31 vjeçe, u gjet e vdekur në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar nga gjaku, në juglindje të Londrës, ndërsa Michals telefonoi shërbimet e emergjencës duke njoftuar për një incident me thikë.
Sipas ‘The Sun’, çifti kishte qenë në një lidhje prej gjashtë muajsh, por nuk kishin qenë aktiv në jetën seksuale për shkak të standardeve të larta të pastërtisë së viktimës. 31-vjeçarja, e vetëshpallur “mikrofobe” ishte e shqetësuar për një skuqje në lëkurë dhe e akuzoi të dashurin e saj se i kishte shkaktuar infeksion. Viktima i kishte thënë se “do të preferonte të vdiste sesa të merrte një infeksion”, ndërsa kërkonte që ai të bënte teste të tjera mjekësore. Kur ai refuzoi, ajo e akuzoi se i kishte shkatërruar jetën.
Ditën e ngjarjes, Michals kishte shkuar në apartamentin e saj për ta qetësuar, duke i çuar ushqim. Sipas tij, një konflikt shpërtheu dhe 31-vjeçarja e sulmoi me një thikë, ndërsa i dashuri i saj pretendoi se ia rrëmbeu thikën dhe e goditi në vetëmbrojtje.
Megjithatë, hetimet dhe provat treguan se ai e goditi dy herë me thikë në fytyrë dhe më pas e mbyti. Ai u largua nga apartamenti, fshehu thikën, celularin e viktimës dhe ushqimin në një qese plehrash. Vetëm pasi foli me të atin dhe kërkoi këshilla ligjore, telefonoi ambulancën shumë orë më vonë.
Ekspertët mjekoligjorë thanë se viktima kishte qenë gjallë 30 deri në 60 minuta pas sulmit.
Michals mohoi akuzën për vrasje, duke pretenduar se kishte vepruar në panik dhe vetëmbrojtje. Mbrojtja e tij u financua privatisht nga familja; prindërit e tij udhëtuan nga SHBA për të ndjekur procesin.
Gjykata hodhi poshtë versionin e tij dhe juria e shpalli fajtor. Prokurorja Henrietta Paget, KC, e përshkroi rastin si “një sulm brutal dhe të egër ndaj një gruaje të re, në dhomën e saj të gjumit.
Wang, studente e masterit në Shkrim Kreativ dhe Edukim në Goldsmiths, synonte të bëhej mësuese dhe të vazhdonte doktoraturën. Pedagogët e saj e përshkruan si të qetë, të organizuar, të talentuar dhe të përkushtuar.
Top Channel