Vijon momenti jo i mirë për Realin e Madridit, Celta Vigo e gjunjëzon në shtëpi, Barcelona nis arratinë

07/12/2025 23:51

Vijon momenti jo i mire i Realit të Madridit në kampionatin spanjoll. Skuadra e Los Blancos u gjunjëzua nga Celta Vigo në Santiago Bernabeu atm ku deri tani kishte arritur vetëm fitore. Skuadra nga Vigo arriti t’i imponohej skuadrës se Xabi Alonsos me rezultatin 2-0 në një sfidë ku Los Blancos humbën shërbimin e Militaos për arsye dëmtimi si che Fran Gracián e Carreras që u ndëshkuan me karton të kuq.

Pablo Duran krijoi shansin e parë të ndeshjes, më pas ishte skuadra madrilene që komandoi lojën duke krijuar mundësi me Arda Guler the Bellingham. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazimin 0-0 ndërsa në fillimin e 45 minute të dyta ishte skuadra e Celtas që u pa më kërkuese.

Momenti që ndryshoi ecurinë e ndeshjes ishte minuta e 54 kur Celta shënoi golin e avantazhit me suedezin Sëedberg. Celta iahte vrasëse në kundërsulme dhe në një prej tyre shkakoi edhe një karton të kuq. Në minutën e 63 dhe 64 Fran Garcia mori dy kartonë të verdhë që u shndërruan në të kuq dhe Reali i Madridit mbeti me 10 futbollistë. Mbappe humbi një tjetër mundësi ashtu sikurse dhe Gonzalo Garcia. Xabi Alonso vendosi të përdorë kartën Rodrygo, por nuk i mjaftoi Realit të Madridit që mbeti me 9 futbollistë për shkak të ndëshkimit me dy kartona të verdhë që u shndërruan në të kuq të Carreras. 

Në këtë moment gjërat u përkeqësuan pir Realin e Madridit që në minutën e 92 pësoi ede galin e dytë sërish nga Sëedberg she Celta Vigo fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-0 dhe shkon në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Real Madrid shh që Barcelona t’i shkëputet në krye me 4 pikë, ndërkohë që kaosi ka mbërthyer Los Blancos ndërkohë që presioni mbi Xabi Alonson po rritet gjithnjë e më shumë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta