Vijon momenti jo i mirë për Realin e Madridit, Celta Vigo e gjunjëzon në shtëpi, Barcelona nis arratinë
Sergio Ramos ka zhvilluar zyrtarisht ndeshjen e tij të fundit për Monterreyn, me klubin që konfirmoi largimin e tij para skadimit të kontratës më 31 dhjetor 2025.
Ky njoftim vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se mbrojtësi 39-vjeçar po kërkon një rikthim në futbollin evropian. Monterrey u mposht 3-2 nga Toluca dhe u eliminuan nga Play-Off i ligës meksikane ndërkohë që Ramos shënoi njërin gol nga penalltia. 39-vjeçari e mbyll aventurën meksikane me 34 ndeshje të zhvilluara me Monterrey, derisa ka shënuar edhe tetë gola me këtë skuadër.
Ramos i ka ofruar tashmë shërbimet e tij te AC Milan dhe është veçanërisht i etur të ribashkohet me ish-shokun e tij te Real Madrid, Luka Modric, në San Siro. Sipas Calciomercato dhe Fabrizio Romanos, përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar Milanin, duke theksuar se Ramos është i gatshëm të marrë një rol udhëheqës në skuadër, pa kërkuar minuta të garantuara.
Veterani e sheh një transferim në Serie A si kapitullin ideal të fundit të karrierës së tij, ndërkohë që nuk e ka humbur shpresën për t’u bërë pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës 2026.
Top Channel