“Pse nuk e vura re më herët? Pse nuk munda të bëja më shumë”/ Vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

07/12/2025 16:20

Një vit pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën dhe familjen Haxhiraj, këngëtarja Sheila Haxhiraj ka vendosur të flasë publikisht për dhimbjen që e shoqëron ende.

Vëllai i saj, Henri Haxhiraj, humbi jetën në tetorin e vitit të kaluar, pas një akti tragjik që ndodhi në banesën e familjes në zonën e Qytetit Studenti. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Në një intervistë në emisionin “S’e Luan topi”, Sheila tregoi se ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja, por nuk mundi të reagonte në kohë.

“Është pengu më i madh i jetës sime. Vazhdoj t’i bëj vetes pyetje pa fund… pse nuk e vura re më herët, pse nuk munda të bëja më shumë,” u shpreh ajo, duke shtuar se këto mendime e kanë ndjekur gjatë gjithë vitit.

Këngëtarja reagoi edhe ndaj raportimeve të bëra pas ngjarjes, duke mohuar kategorikisht pretendimet se vëllai i saj vuante nga depresioni.

“Henri nuk ka pasur probleme të tilla. Ajo që ndodhi ishte një moment i papritur. Shumë nga ato që u thanë më pas ishin thjesht spekulime dhe abuzime mediatike,” theksoi Sheila.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta