“Portokalli” sonte premierë në YouTube, spektakli më i madh i humorit vjen me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij

07/12/2025 17:35

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 44-t risjell simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar u bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë.

Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura.

Më poshtë, mund të ndiqni premierë në YouTube episodin e sotëm të “Portokalli”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta