Napoli-Juventus, hidhen gurë mbi autobusin bardhezi, Chiellini: Jemi mësuar edhe me episode më të rënda se kjo

07/12/2025 21:34

Momente tensioni u regjistruan përpara ndeshjes mes Napolit dhe Juventusit në Maradona Stadium. Autobusi i Zonjës së Vjetër u godit me gurë gjatë rrugës nga hoteli te impianti duke pësuar thyerje apo dëmtime të xhamave.

Ishte ky një episod që krijoi momente paniku dhe ankthi në autobus teksa u kërkua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit ndërkohë që nuk raportohet për të plagosur.

Ngjarjen e shëmtuar e konfirmoi dhe Giorgoi Chiellini, Drejtor për Strategjinë e Futbollit të Juventusit:

‘Jemi mësuar me episode akoma më të rënda se kjo, nuk ankohemi. Mund të kishim evituar kalimin në mes të tifozëvë, por gjithçka është e qetë-deklaroi Giorgio Chiellini.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta