Hansi Flick nuk e fsheh entuziazmin: Të fitosh ndaj Realit të Madridit është fantastike dhe diçka speciale
Aurelio De Laurentiis nuk përmbahet teksa në një event për sportin dhe infrastrukturat, preku të gjitha temat më të nxehta të botës së të kaltërve duke i dhënë mesazhe të forta politikës, qytetit duke hedhur vështrimin tek e ardhmja e klubit duke nisur nga stadiumi.
Në këtë pikë, presidenti i Napoli nuk iu erdhi rrotull fjalëve duke deklaruar se Maradona Stadium në gjendjen aktuale nuk mund të konkurrojë në nivele të larta.
‘Po e them pa iu ardhur shumë rrotull fjalëve; duhet menduar nga fillimi fare-tha De Laurentiis-nuk mund të bësh ristrukturime duke mbajtur gjithçka siç është. Në Londër i kanë shembur dhe rindëtuar. Këtu diskutohert nëse duhet shembur apo jo Maradona stadium’.
Presidenti i Napoli i ka idetë e qarta par nevojat strukturore dhe për të rivalizuar me klube si Milan dhe Inter; duhen 70 mijë vende dhe të paktën 120 skybox modernë dhe pas kësaj erdhi kritika e fortë për kushtet aktuale të impiantit.
‘Si mund të konkurrojmë nëse në banjo nuk ka as hapësirë për antibanjë? Nuk jemi në Afrika, jemi në Napoli, djepi i civilizimit mesdhetar, një urë drejt śë ardhmes-shtoi De Laurentiis
Në fund, De Laurentiis foli edhe për supersfidën me Juventusin dhe me presidentin e Napolit që u shpreh optimist pavarësisht problemeve për formacionin me të cilar po përballet trajneri Antonio Conte. ‘Kam besim te mesi i fushës, në fatkeqësi gjenden gjithnjë zgjidhje fituese. Ne napoletanet jemi mësuar që nevojën ta kemi virtyt-tha De Laurentiis
Top Channel