Milan, rinovimi me Maignan ende në ngrirje, shfaqet pista Lunin, me ‘asistin’ e Modric

07/12/2025 12:55

Çështja e rinovimit të kontratës së Mike Maignan me Milanin mbetet e komplikuar pavarësisht se paraqitjet e portierit francez janë kthyer në nivelet më të larta.

Ai që konfirmoi ngrirjen e tratativave ishte vetë Drejtori sportiv i Milanit Igli Tare. ‘Në fillimin e sezonit arritëm një pakt, që të ecim para së bashku pa e vënë njëri-tjetrin nën presion-ishin fjalët e Tares.

Ishte kjo një strategji për t’i lejuar skuadrës së Massimiliano Allegrit që të përqendruar në kampionat. Megjithatë hija e skadencës së kontratës është aty dhe koha që ikën nuk favorizon një mbyllje me sukses të tratativave. Maignan pritej të rinovonte që pranverën e kaluar dhe tani gjithcka do të varet nga ndjesitë e tij me trajnerin dhe ambientin.

Hija e Lunin: Plani B flet spanjisht. Milani nuk mund të gjendet i papërgatitur dhe drejtuesit po vlerësojnë disa opsione. Emrat e Elia Caprile, Zion Suzuki e Noah Atubolu  janë ende në sfond, por sipas Tuttosport, sugjerimi i vërtetë vjen nga Spanja; Andriy Lunin. Portieri ukrainas i Realit të Madridit, është ndjekur edhe më parë nga Milani pas largimit të Donnarummës. Pavarësisht se në sezonin 2023/24 ishte protagonist, 26 vjecari u kthye të jetë hija e Courtois dhe mund të kërkojë hapësira të reja

Faktori Mendes dhe ‘asisti’ i Modric: Dy faktorë mund të lehtësojnë një operacion të mundshëm për Lunin. I pari është Jorge Mendes; agjenti i fuqishëm që mbron interesat e Lunin dhe që ka raporte shumë të mira me Milanin. Faktori i dytë, luan në shtëpi; Luka Modric. Mesfushori kroat u lidh shumë me Lunin në kohët te Reali i Madrditi dhe mund të japë ‘asistin’ vendimtar për të bindur ukrainasin të përqafojë projektin kuqezi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta