Messi, një tjetër arritje legjendare, udhëheq Inter Miami në fitoren e titullit në MLS për herë të parë, trofeu i 48 për argjentinasin

07/12/2025 10:07

E udhëhequr nga magjitë e Lionel Messit, Inter Miami mposhti në finale Vancouver Whitecaps të Thomas Mueller 3-1 dhe hyn në histori duke fituar titullin kampion të MLS për herë të parë në historinë e tij.

Vetë Messi ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit në 2025  me 35 gola të shënuar dhe njëkohësisht ishte edhe futbollisti me më shumë asiste, 24. Qershia mbi tortë për 38 vjecarin ishte fakti se edhe në ndeshjen finale Messi u bë protagonisit duke dhënë dy assist dhe duke qenë vendimtat në autogolin e Ocampos pas pasimit të Allende.

Pas ndeshjes, festa ishte e madhe me tribunën e pronarëve që u pikasën nga fotografët; Beckham dhe vëllezërit Mas festuan titullin e parë në MLS në historinë e klubit, ndërsa Messi përshëndeste publikun me krahët e ngritur .

Pas 10 titujve në La Liga me Barcelonën, 2 të Ligue 1 në Francë me PSG, Messi fitoi titullin e tij të parë në kampionatin amerikan të futbollit. Kampion bote me Argjentinën në 2022, Lionel Messi e zgjeroi legjendën e tij teksa e coin ë 48 numrin e trofeve të fituar në karrierën e tij, askush nuk ka bërë më mirë se ai në të gjithë historinë e futbollit. Tani kapiteni i Albiceleste pritet të jetë në Botërorin e parë me 48 skuadra edhe pse ai nuk e ka konfirmuar ende praninë e tij në kompeticionin që nis pas 6 muajsh.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta