“Në Kuvend s’mund të jesh njeri normal”, Erion Braçe: Më vjen keq kur Grida Dumës i ktheheshin në Parlament, me Joridën përplasje çdo herë, e pak raste në një mendje
Në podcastin e Grida Dumës, Linda Rei rrëfeu pjesën më të ndjeshme të jetës së saj dhe mënyrën si ka rindërtuar marrëdhëniet me familjen pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.
Ajo tregoi se ka qenë vetë ajo që ka bërë hapin e parë, jo prej detyrimit, por sepse e kuptoi se pa përpjekje nga ana e saj, raporti do kishte mbetur i prishur përgjithmonë.
“Unë kam arritur t’i kuptoj ata, jo ata mua. Disa gjëra nuk falen, thjesht kalohen. Kam qenë e bindur që më kanë bërë keq, por u vura në vendin e tyre. Edhe mua më është dashur kohë të kuptoj veten, imagjino nënën time që nuk e ka pasur të lehtë jetën”, tha Linda.
Ajo pranoi se ky proces i ka marrë rreth dhjetë vite dhe ka qenë emocionalisht i lodhshëm. Megjithatë, sot raportet janë më të mira dhe kjo, sipas saj, ka sjellë shpërblimin më të bukur. Linda tregoi me emocion se mbesa e saj mban emrin Evalinda, një gjest që ajo e quan një provë të dashurisë që e ka rikthyer familjen më afër.
“Fundja, dashuria është ajo që na mban. Familja nuk është vetëm emri tezja apo halla. Janë lidhjet e zemrës që vlejnë”, shtoi ajo.
Intervista e plotë në Grida Duma Podcast zbulon një histori rrëfimi, reflektimi dhe një proces të gjatë shërimi që Linda e quan sfidën më të madhe të jetës së saj.
Top Channel