Santiago Bernabeu ngrin në një moment të ndeshjes me Celta Vigon; Militao u dëmtua. Përsëri viktimë u bë një mbrojtës.

Gjithcka ndodhi në pjesën e parë kur Militao ndërmori një sprint për të ndalur një sulm kur pësoi edhe dëmtimin dhe bëhet fjalë për një dëmtim muskular në dukje serioz, me futbollistin që doli nga fusha e lojës duke u mbajtur te mjekët pa e mbështetur këmbën në tokë. Në vendin e Militaos hyri në fushën e lojës Rudiger

Për momentin vetëm kaq dihet me futbollistin që paraditen e kësaj të hëne do të kryejë rezonancën manjetike nga ku do të mësohet edhe shkalla e këtij dëmtimi, që duket se është vërtet i rëndë

Dëmtimi i Militaos është i shton dhimbjet e kokës Xabi Alonsos teksa shikon që një pjesë e mirë e skuadrës së tij është në infermieri; më konkretisht 6 mbrojtës janë bërë viktima të problemeve fiziker; Carvajal(artroskopi në gjurin e djathtë), (Trent dëmtim në kuadricepsin e majtë), Huijsen(probleme në gju), Alaba(probleme në pulpën e djathtë), mendy(dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë) dhe tani Milito.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta