Mbrojtja e Realit të Madridit vazhdon të jetë ‘e mallkuar’; dëmtohet dhe Militao
Fiorentina është përfshirë totalish në kaos pas humbjes së pësuar në Reggio Emilia ndaj Sassuolos. E renditur në vendin e fundit dhe pa asnjë fitore në 14 ndeshje, skuadra violë tani përballet edhe me një cështje tjetër me protagonistë Albert Gudmundsson dhe disi në mënyrë indirekte trajnerin Vanoli.
‘Molla e sherrit’ rezulton se ishte penalltia e ekzekutuar nga Rolando Mandragora, një episod që ka shkaktuar debate në distancë mes fushës, sallës se konferencave dhe rrjeteve sociale
Versioni i Gudmundsson: Nuk kam frikë. Gjithcka nis nga një koment në Instagram. Duke iu përgjigjur një fraze të Emanuele Giaccherini, aktualisht opinionist në DAZN që kishte thënë se islandezi nuk e ndjeu se duhej të ekzekutonte penalltinë, Gudmundsson sqaroi pozicionin e tij duke përgënjeshtruar teorinë se u tërhoq. ‘Nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ekzekutimin e një penalltie-tha Gudmundsson-gjithnjë i kam ekzekutuar penalltitë për klubin pa asnjë problem. Dje një lojtar tjetër mori topin dhe donte të gjuante penalltinë dhe unë nuk jam ai lloj njeriu që zihem me shokun tim të skuadrës në një stadium plot me tifozë’
Version i kundërt me atë të Vanolit: Por fjalët e Gudmundsson përfaqësojnë edhe një përgënjeshtrim të asaj që kishte deklaruar vetë trajneri i tij Paolo Vanoli pas ndeshjes. ‘Gudmundsson ishte i përzgjedhuri i penalltisë, por nuk deshi ta ekzekutojë-ishin fjalët e Vanolit-më pas ishin Mandragora dhe Kean, si sulmues që në këtë periudhë nuk po shënon, donte ta gjuante, por nuk është ky problemi’
Top Channel