Vijon momenti jo i mirë për Realin e Madridit, Celta Vigo e gjunjëzon në shtëpi, Barcelona nis arratinë
Nuk ka fitues në sfidën e Olimpicos mes Lazios dhe Bolognas e vlefshme për javën e 15 të Serie A. Në stadiumin mitik roman sfida u mbyll me barazimin 1-1 në një ditë kur u kujtua Sinisa Mihajlovic dhe iu rezervua një nderim edhe Ciro Immobile.
Dy nordikë u bënë protagonistë në këtë sfidë teksa ishin autorët e golave për skuadrat respektive që morën nga 1 pikë që i la të kënaqura të dy ekipet.
Gjithcka ndodhi në pjesën e parë me Lazion që mori avantazhin në minutën e 38 me Isaksen. Por pa u shuar mirë festa e këtij goli, Bologna barazoi shifrat në minutën e 40 me golin e Odgaard.
Pas pushimit të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri u hodh në sulm për një gol tjetër por u përballën me një Ravaglia që ishte në ditën e tij më të mirë. Më pas bardhekaltrit mbetën me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Gilas dhe kështu romanët u detyruan të mbroheshin dhe kështu kjo sfidë u mbyll 1-1.
Top Channel