Drejt Napoli-Juventus, Stadiumi ‘Maradona’, një mallkim për bardhezinjtë; 6 humbje radhazi në këtë impiant

07/12/2025 10:53

Pritja mori fund dhe Napoli me Juventusi këtë mbrëmje do të zbresin në fushën e lojës për sfidën mes tyre në Serie A.

Nëse progresi i shfaqur nga skuadra e Spalletti kanë rindezur  entuziazmin dhe shpresën e tifozëve bardhezinj, ka një të dhënë që ngrin të gjithë dhe që është një mur i vërtetë për t’u shembur.

Sipas asaj që publikon e përditshmja, La Gazzetta Dello Sport,  Maradona Stadium është një fortesë e vërtetë për Napolin dhe një mallkim për Juventusin dhe këtë e thonë shifrat; në 6 ndeshjet e fundit në Serie A në impiantin napoletan, ka pasur një monolog të Napolit që i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në shtëpi ndaj Juventusit.

Bilanci i  përgjithshëm i golave në këto përballje është për të ardhur keq për Juventusin, 5 gola të shënuar dhe 14 të pësuar në tokën napoletane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB