Pjesa e dytë e ndeshjes mes Cagliarit dhe Romës iu karakterizua nga një atmosferë e ndezur. Momenti më pikant ishte minuta e 78 me Romën që ishte në inferioritet numerik, ndërkohë që Cagliari në anën tjetër po kërkonin golin e avantazhit.

Pas një aksioni në krahun e djathtë, Palestra u rrëzua në zonë pas një kontakti me Ghilardit. Pavarësisht pretendimeve të futbollistëve të Cagliarit, arbitri vijoi lojën dhe nuk akordoi penallti. Ky moment nxehu gjakrat në fushë sa u pa një zënkë mes Folorunshi dhe Hermosos me tensionet që u rritën shumë.

Të dy futbollistët që ishin të tensionuar edhe nga ndeshja patën një përplasje fizike dhe verbale ku fyerjet ishin nga më të shumëllojshmet me futbollistët që ishin tejmase të acaruar. Por momentet e tensionit vijuan edhe në momentet finale dhe hermoso u bë sërish protagonist. Në minutat shtesë, Palestra u hodh në toke me futbollistët e Cagliarit që larguan topin në rivënie anësore për të lejuar stafin mjekësor të hynte në fushë.

Mbrojtësi i Romës i rindezi gjakrat duke kërkuar të rivinte topin në lojë duke injoruar ndërprerjen e akorduar të lojës. Ky veprim provokoi reagimin e ashpër të pankinës së Cagliarit dhe përsëri pati  një sherr me protesta të forta dhe debate të ashpra verbale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta