Bisedimet SHBA-Ukrainë përfundojnë pa përparim të qartë, Zelensky sytë nga Evropa: Ukraina është e përkushtuar për paqen e vërtetë
Mbi 900 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin javën e kaluar, të shkaktuara nga një ciklon i rrallë dhe tepër i fuqishëm mbi Ngushticën e Malakës.
Më shumë se 100,000 shtëpi janë shkatërruar, ndërsa shumë rajone vazhdojnë të mbeten të izoluara.
Ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të depërtojnë në zonat e prekura, autoritetet njoftojnë se disa komunitete mund të arrihen vetëm me helikopterë.
Ndihmat po hidhen nga ajri, pasi rrugët janë dëmtuar rëndë nga rrëshqitjet e tokës dhe ujërat që kanë përmbytur fshatra të tëra.
Guvernatori i rajonit të goditur tha se kërkimet vazhdojnë “në baltë që arrin deri në bel”, ndërsa shumë banorë po përballen me mungesë akut të ushqimit dhe ujit të pijshëm.
“Njerëzit po vdesin nga uria, jo vetëm nga përmbytjet,” tha ai.
Në Aceh Tamiang, një nga zonat më të shkatërruara, banorët treguan se si u detyruan të mbijetonin mbi çatitë e shtëpive për ditë të tëra.
Fitriana, banore e fshatit Lintang Bawah, tha se shumë familje, përfshirë edhe fëmijë të vegjël, qëndruan tre ditë pa ushqim e pa ujë.
Ajo vlerësoi se 90% e shtëpive të fshatit të saj janë shkatërruar, duke lënë rreth 300 familje të pastreha.
Rrugët e shkatërruara dhe rrëshqitjet masive të tokës kanë bllokuar qasjen tokësore në disa qytete, përfshirë Sibolga City dhe Tapanuli Central, që mund të furnizohen vetëm nga ajri ose deti.
Përmbytjet në Indonezi janë pjesë e një vale më të gjerë ngjarjesh ekstreme të motit që kanë goditur Azinë Juglindore.
Në Sri Lanka, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam, numri i përgjithshëm i viktimave në javët e fundit po i afrohet 2,000 personave, duke ngritur shqetësime për ndikimet e ciklonëve të pazakontë dhe reshjeve të furishme.
Top Channel