Skënderbeu dorëzohet në fund në supersfidën me Pogradecin e vlefshme për javën e 15 të Kategorisë së parë. Në Korcë sfida mes skuadrës që po dominon këtë kampionat dhe skuadrës liqenore u mbyll me fitoren e kësaj të fundit me rezultatin 2-1, një sukses që erdhi vetëm në castet e fundit të saj.

Ishte Skënderbeu që mori avantazhin me Nasr në minutën e 25. Pogradeci barazpoi me Pius por që u anulua nga sistemi VAR dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Skënderbeut. Në fillimin e pjesës së dytë Kazem barazoi për Pogradecin në 1-1. Kur u duk se kjo sfidë do mbyllej pa fitues në minutën e 92, Pius me një gjuajte shumë të fortë shënoi golin e dytë për Pogradecin duke i dhënë skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme që e ngjit atë në kuotën e 26 pikëve, 1 më pak se Laci i vendit të dytë, ndërsa Skënderbeu mbetet me 34 pikë, me korcarët që kanë ndeshjen me Ilirinë për të zhvilluar

Kjo javë duket se është ajo e skuadrave udhëtuese pasi në 4 sfidat e tjera të zhvilluara më herët, 3 prej tyre u fituan pikërisht nga ekipet mike. Kështu në Peshkopi, Laçi arriti t’i imponohej Korabit duke e mundur me rezultatin 2-0 duke i dhënë fund serisë së 4 barazimeve radhazi. Myrta ishte njeriu i ndeshjes për skuadrën lacjane teksa shënoi të dy golat e kësaj ndeshjeje. Fitore në transfertë mori edhe Lushnja që iu imponua Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin 2-1. Ribaudo dhe Korreshi shënuan golat për skuadrën e Lushnjes, ndërsa Luftëtari vetëm sa shkurtoi diferencën e golave me Nyanguila. Iliria po ashtu mori fitore jashtë fushës së saj teksa në Kukës mposhti skuadrën vendase me rezultatin 1-0 me golin e Selmanit duke marrë 3 pikë të çmuara. Në Krujë Kastriotii iu fal golit të Idris për të rrëmbyer fitoren 1-0 me skuadrën e Apolonisë

REZULTATET

Skënderbeu-Pogradeci 1-2(25′ Nasr/ 48′ Kazem, 90’+2′ Pius)

Kukësi 0-1 Iliria (56′ S. Selmani)

Kastrioti 1-0 Apolonia (54′ Idris)

Luftëtari 1-2 Lushnja (71′ Nyanguila /18′ Ribaudo, 29′ Korreshi

Korabi 0-2 Laçi  (44′, 69′ Myrta)

RENDITJA

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta