Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

06/12/2025 14:56

Çdo dy ditë, një i burgosur po lirohet gabimisht sipas mediave në Angli.

Daily Mail pretendon se ka analizuar me kujdes të dhënat dhe ka dalë në përfundimin se që kur Keir Starmer mori pushtetin 18 muaj më parë, 302 të burgosur janë lënë të lirë në këtë mënyrë. Autorë të krimeve të dhunshme dhe atyre me sfond seksual, po lirohen bashkë me hajdutët dhe mashtruesit, thuhet në shkrim.

Sekretari britanik i Drejtësisë David Lammy pohoi një ditë më parë se gjatë muajit të kaluar, burgjet liruan aksidentalisht edhe 12 të dënuar, dy prej të cilëve mbeten në arrati. Robert Jenrick që në një qeverie hije të opozitës do të ishte sekretar drejtësie, e quajti situatën një “kaos total”.  HMP Pentonville, një burg i kategorisë B në veri të Londrës ka liruar gabimisht shtatë të burgosur që kur Partia Laburiste fitoi korrikun e kaluar.

Kjo shifër tani mund të jetë më e lartë, vazhdon shkrimi, duke pasur parasysh se ndarja zyrtare e të dhënave burg për burgjet përfshin vetëm periudhën deri në mars të 2025-sës. Besohet se nga burgu në fjalë, nga vitit 2024 deri në 2025-sën janë lënë të lirë aksidentalisht 16 të burgosur. Ky turp, thotë Daily Mail, ishte një plagë e re për Qeverinë, e cila mori një tronditje të fortë pas gabimit të shumëtrumpetuar me Hadush Kebatu.

Etiopiani Kebatu u dënua për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje, por u lirua gabimisht në 24 tetor, në vend që të dërgohej në një qendër paraburgimi për emigracionin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta