Brazili në Botërorin 2026, Ancelotti: Grup i vështirë, duhet të mposhtim menjëherë Marokun.
Në jetën e Yann Sommer nuk është vetëm Interi. Portieri zikaltër, që në 17 dhjetor do të festojë 37 vjetorin e tij të lindjes, tregoi anët private të tij në një intervistë për të përditshmen italiane La Gazzetta Dello Sport, ku foli për familjen, hobit dhe për një të ardhme që vështirë se do ta shohë në pankinë.
Sommer i ka të qarta idetë se cfarë nuk do të bëjë kur të varë dorezat në gozhdë. ‘Nuk besoj se do të bëhem trajner, është një punë shumë stresuese. Nuk e kam menduar, në jetë ka shumë gjëra për të bërë-tregon Yann Sommer.
Por nëse pankina nuk e tërheq, bota e spektaklit mund të jetë një alternativë kurioze për Sommer. Portieri kujtoi eksperiencën e tij si ‘aktor’ në disa video promovimi të xhiruar në Zvicër, së bashku me showgirl Michelle Hunziker, edhe kjo zvicerane, duke treguar me buzëqeshje atë set të vecantë. ‘Me Michelle u kuptuam shumë mirë, u argëtuam teksa bëmë gjëra në mes të natyrës së Zvicrës sonë. Tani po bëj portierin, më pas të shohim-shtoi Sommer
Videot në fjalë të realizuara për promovimin e turizmit helvet, kanë rezultuar një sukses në rrjetet sociale duke shfaqur një Sommer që nuk ishte parë kurrë dhe që ishte shumë komod para kamerave.
Top Channel