E rrallë, debati për ngjyrën e mbathjeve sjell kartonin e kuq ende pa nisur loja në kampionatin indian
Mohamed Salah ka ngritur akuza të rënda pas barazimit 3:3 të Liverpoolit ndaj Leeds, ndeshje në të cilën ai u la në stol nga trajneri Arne Slot.
Sulmuesi egjiptian, i cili ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit në këtë dekadë, tha se ndjen se Liverpool tashmë po kërkon të heqë qafe atë. “Jam shumë, shumë i zhgënjyer. Kam bërë aq shumë për këtë klub. Të gjithë e kanë parë këtë gjatë viteve dhe sidomos sezonin e kaluar. Është shumë e qartë që dikush dëshiron t’i ngarkojë të gjitha fajet tek unë”.
Salah lëshoi edhe deklaratën më të fortë të mbrëmjes, duke thënë se raporti me trajnerin Slot është “shkatërruar”. “Kam thënë shumë herë më parë që kisha marrëdhënie të mirë me trajnerin dhe papritur nuk kemi më asnjë marrëdhënie. Nuk e di pse. Nuk është e pranueshme për mua. Nuk e kuptoj pse gjithmonë më ndodh mua”.
Ai shtoi se beson se gjiganti anglez nuk po e mbron aspak. “Mendoj se po të isha diku tjetër, klubi do ta mbronte lojtarin e vet. Nuk e di pse jam në këtë situatë tani, por ashtu si e shoh unë, është sikur ta hedhin lojtarin në rrugë sepse tani ai qenka problemi në ekip. Por unë nuk mendoj se jam problemi”.
“Kam bërë aq shumë për këtë klub, sa të marr respektin që meritoj. Nuk kam nevojë të luftoj çdo ditë për vendin tim në ekip, sepse e kam fituar me punë. Njerëzit do të thonë që nuk jam më i madh se klubi, unë nuk jam më i madh se askush. Thjesht kam fituar vendin time. Ky është futbolli”.
Egjiptiani kujtoi edhe kontributin e tij në statistika. “Nuk e besoj këtë që po ndodh. Jam në këtë klub duke shënuar më shumë se kushdo tjetër në këtë gjeneratë. Që kur jam rikthyer në Ligën Premier, nuk mendoj se dikush ka shënuar më shumë gola ose ka asistuar më shumë se unë. Po të isha diku tjetër, të gjithë do të dilnin në media për të mbrojtur lojtarin. Unë jam i vetmi që nuk jam në këtë situatë. E mbaj mend një periudhë kur Harry Kane nuk po shënonte për rreth 10 ndeshje dhe pastaj dy gola. Të gjithë në media thoshin ‘Harry do të shënojë patjetër’. Kur vjen puna te Mo, ai duhet të ulet në stol. Kisha një takim me trajnerin. Ai i di ndjenjat e mia.” Në fund, Salah la të hapur mundësinë që të largohet qysh në afatin e janarit. “Mendova se do të rinovoja këtu dhe ta përfundoja karrierën time këtu, por ky nuk është më plani”.
Top Channel