Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare arkitekti legjendar Frank Gehry
Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në kufirin mes Pakistanit dhe forcave të Talibanëve afganë, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të brishtë.
Banorët u larguan gjatë natës nga qyteti afgan Spin Boldak, i cili ndodhet përgjatë kufirit 2,574 km që ndajnë dy vendet.
Një burim mjekësor në qytetin e afërt të Kandaharit i tha BBC se një spital kanë mbërritur 4 të plagosur. Në Pakistan janë raportuar tre të plagosur.
Përleshje kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy vendeve muajt e fundit, ndërsa qeveria e Talibanëve në Afganistan ka akuzuar gjithashtu Pakistanin se ka kryer sulme ajrore brenda territorit të tyre.
Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, por secila ka fajësuar tjetrën për nisjen e katër orëve luftimesh.
Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, akuzoi Talibanët për “të shtëna të paprovokuara”.
Në deklaratë thuhej: “Një reagim i menjëhershëm, i ashpër dhe intensiv u është dhënë nga forcat tona të armatosura. Pakistani mbetet plotësisht i gatshëm dhe i përkushtuar për të garantuar integritetin e tij territorial dhe sigurinë e qytetarëve tanë.”
Ndërkohë, një zëdhënës i Talibanëve tha se Pakistani “sërish ka nisur sulmet” dhe se ata janë detyruar të përgjigjen.
Pamjet nga zona tregonin një numër të madh afganësh që largoheshin në këmbë dhe me automjete, ndërsa njerëzit në qytetet fqinje po ashtu po iknin nga frika se luftimet mund të përhapeshin.
Përleshjet e natës erdhën më pak se dy muaj pasi të dy palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Katari dhe Turqia.
Ai armëpushim i dha fund luftimeve më të ashpra mes Pakistanit dhe Talibanëve që nga rikthimi i grupit në pushtet në vitin 2021, megjithëse tensionet kanë mbetur të larta.
Top Channel