Brazili në Botërorin 2026, Ancelotti: Grup i vështirë, duhet të mposhtim menjëherë Marokun
Marco Materazzi tregohet i drejtpërdrejtë në komentin e tij për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me shortin e Botërorit 2026 që u hodh pasditen e së premtes. Ish kampion I botës në 2006, mbrojtësi mendon pak për playoffin e marsit dhe pak atë që arriti skuadra e Të Kaltërve në Gjermani.
Mes Italisë kampione të botës në 2006 dhe asaj aktuale, janë 20 vjet, mungesa në 2 botërorë, një det me pengje dhe një tjetër pikëpyetje sepse bileta për SHBA, Kanada dhe Meksikë duhet ende të pritet.
Kanadaja, Katari, Zvicra në grupin ‘tonë’ B; kundërshtari më i vështirë?
‘Kanadaja, sepse është një prej vendeve pritëse,. Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me një kombëtare që luan në shtëpi. Por kujdes edhe nga Katari, do të jetë një nga ato skuadra që do të bëjnë gjithcka për të bërë vendin krenar’
Zvicra kujton një humbje që eliminoi Italinë në Evropianin e fundit
‘Ata luajnë mirë futboll. Por fitorja ndaj tyre do të ishte pikërisht një revansh për atë ndeshje. Gjithsesi, mendoj se është një mes kundërshtareve evropiane më të lehta që mund na ndodhte. Po e përsëris, ky short nuk na shkoi keq, përkundrazi…’
Çfarë duhet për të fituar playoffin dhe për t’u kualifikuar?
‘Të jemi të bashkuar edhe në momente të vështira. Nuk duhet të marrim asgjë për të mirëqenë, futbollistët në fushë duhet të japing maksimumin dhe të luajnë pa frikë. E pamë herën e fundit ndaj Maqedonisë, cdo detaj i vogël mund të bëjë diferencën ose mund të kushtojë shtrenjtë’
Si ish mbrojtës; do të jetë më vendimtar soliditeti në prapavijë apo një sulm i pamëshirshëm?
‘Vetëm grupi. Djemtë duhet të jenë të aftë për të qëndruar kompaktë dhe të luajnë gjithcka’
Ju e njihni mirë Gattuson, çfarë ka dhënë dhe çfarë do të japë akoma te Italia duke parë playoffin?
‘Si trajner, gjithnjë iu ka dhënë një lojë skuadrave të tij. Përsa i përket karakterit, e njohim të gjithë. Unë uroj që të jetë njeriu I duhur për të na cuar në Botëror. Do të ishte dicka e bukur për të, por më shumë në përgjithësi për Italinë që do të kthehej më në fund të luante në këtë kompeticion ku mungojmë prej shumë kohësh. Sidoqoftë, mendoj se nëse nuk do të kualifikohemi nuk do të jetë faji i tij’
Keni folur së fundmi?
‘E takova për shortin e playoffit. Ishte shumë i përqendruar, kishte grintën e tij të zakonshme, ajo të jeni të sigurt se nuk do t’i mungojë kurrë’
Nëse do të mund t’i thonit dicka skuadrës që duhet të luajë playoffin, si kampion bote, çfarë do t’i thonit?
‘Që të luajnë pa frike dhe të jene në sulm që në fillim. Sfida të këtij lloji duhen fituar menjëherë dhe nuk duhet bërë gabimi që u bë ndaj Maqedonisë së Veriut kur pësuam gol në minutën e 90. Në atë pikë nuk ke më kohë për të reaguar’
Çfarë do të thotë të mos shkosh në Botëror?
‘Një dështim i Italisë futbollistike dhe sidomos i sistemit. Nëse nuk mund të kualifikohemi për 3 botërorë radhazu dikush duhet të ngrejë dorën dhe të thotë: ‘Më falni, po largohem sepse nuk jam i aftë’
Përpara fillimit të Botërorit 2006,ajo Itali e kampionëve të ardhshëm, cfarë mendonte?
‘Mendonte vetëm të zbriste në fushën e lojës kompakte në cdo ndeshje. Ishte një skuadër miqsh që ndiheshin mirë së bashku. E për më tepër, kishte shumë kualitete’.
Top Channel