Miliona dollarë dhe mijëra luftëtarë, zbulohet plani i ish-aleatëve të Assadit për të rrëzuar qeverinë e re të Sirisë Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën.
Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty.
Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë për Kosovën. Shmangia e tensioneve mes saj dhe Serbisë përshkruhet në referencën e përfshirë në kapitullin IV si një prej arritjeve që administrata pretendon se ka realizuar brenda tetë muajve të parë në detyrë.
Edhe pse dokumenti nuk jep detaje mbi marrëveshjen e supozuar Kosovë-Serbi, përfshirja e saj në strategji tregon se administrata Trump e sheh këtë si një sukses diplomatik, që synon të forcojë pozicionin politik ndërkombëtar. Donald Trump e ka përmendur edhe në të kaluarën arritjen e një marrëveshje paqeje mes Prishtinës e Beogradit si një histori suksesi personal.
Në dokumentin prej 33 faqesh po ashtu përmendet fakti që presidenti amerikan negocioi paqen edhe ndërmjet Kamboxhias dhe Tajlandës, atë në Kongos e Ruandës, Pakistan-Indi, Egjipt-Etiopi, Armeni-Azerbajxhan dhe luftën në Gaza.
Top Channel