Nga përralla në ferr, ish presidenti Campadelli tregon Chievon e tij: Mendova t’i jepja fund jetës, ishte e lehtë të na hiqnin qafe…

06/12/2025 10:17

Nga përralla që sfidoi gjeografine e futbollit e deri te falimentimi në vitin 2022 që e eliminoi nga kampionatet profesioniste.

Pas shumë vitesh, Luca Campadell që e drejtoi klubin për rreth 30 vjet, rikthehet të flasë për atë Chievo, president i të cilit u bë që kur ishte 23 vjec duke e kthyer në modelin e menaxhimit dhe identitetit.

‘Për Chievon mendova vetëvrasje-tha Campadelli gjatë prezantimit të librit të tij ‘Chievo, krimi perfekt’ një liber ku tregohet ngritja, sukseset e papritura, vitet në Serie A, por ai përshkuan edhe rrënimin e papritur me ndjesinë se aid he Chievo u lanë vetëm.

Një vetmi që Campedelli e vë në dukje me forcë. ‘Ishte lehtë për të na hequr qafe-tregon Campadelli për Corriere Della Sera-sepse bënim futboll për futbollin. Nuk kishte interesa të tjera nga pas, as politike e as ekonomike. Doja të tregoja të vërtetën time, që nuk është ajo që ju kanë thënë. Nuk më interesonte të rihapja plagët, por nuk mund të lejoja që të tjerët të përkufizonin atë cfarë ka qenë Chievo’

Aktualisht Chievo është në serie D me Sergio Pellissier si president nderi.

‘Jemi dy karaktere të fortë, por nuk i mbyll kurrë dyert. Nësë dikush më thotë se është Chievo dhe kërkohet një magazinier, do të shkoja edhe me këmbë-tha Luca Campedelli

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta