Manchester City përfitoi nga hapi fals i Arsenalit dhe mposht Sunderlandin në ndeshjen e radhës së Premier League me rezultatin 3-0 një fitore që i jep mundësi t’iu afrohet ndjeshëm Topcinjve në klasifikim.

Ishte kjo një fitore e lehtë për skuadrën e Citizens që e dominuan ndeshjen që nga fillimi. Megjithatë skuadra e Pep Guardiolës priti minutën e 31 për të zhbllokuar rezultatin me Ruben Dias që shënoi golin e avantazhit 1-0 pas një pasimi te Cherki. Kaluan vetëm 4 minuta dhe Manchester City shënoi edhe golin e dytë  me Gvardiol pas ekzekutimit perfekt të një goditje këndi nga Foden. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të Manchester City.

Në pjesën e dytë pas dy shtyllave të Doku dhe Xhakës, Manchester City vulosi përfundimisht fitoren 3-0 në minutën e 65 me golin e Phil Foden, ndërkohë që në minutat e fundit Sunderland mbeti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të O’Nien. Me këtë fitore, Manchester City shkon në 31 pikë, 2 më pak se Arsenali kryesues.

Në ndeshjet e tjera, Bournemouth barazoi me Chelsea 0-0, Tottenham fitoi me Brentford 2-0, ndërsa Everton mundi Nottingham 3-0.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta