Arsenal, New York Knicks, Hamilton, Zverev, viti 2026 iu jep fund ‘thatësirave’ sportive. Edhe në Botërorin 2026…
Lara Colturi nuk ia del dot të shkëlqejë në Tremblant të Kanadasë sic ka bërë në 4 ndalesat e fundit të Kupës së Botës së Skitë Alpine. Skiatorja jonë u rendit në vendin e 23 në përfundim të të dyja zbritjeve, një performancë që u ndikua edhe nga kushtet atmosferike me reshje të dendura shiu.
Në zbritjen e parë Lara Colturi regjistroi kohën 1 minutë 9 sekonda dhe 69 të qintat, duke u renditur në vendin e 28 duke mundur të kualifikohet për në zbritjen e dytë, ndërkohë ra në sy që rivale të Lara Colturit si Sara Hector apo Julia Scheib nuk mundën të përfundonin garimin e tyre në këtë zbritje të parë.
Në zbritjen e dytë, Lara Colturi pati një pozicionim më të mirë teksa me kohën 1 minutë e 9 sekonda e 79 të qintat u rendit në vendin e 14, ndërkohë që koha totale e saj ishte 2 minuta 19 sekonda e 48 të qintat duke u renditur në vendin e 23. Përsa iu përket vendeve të para, Alice Robinson nga Zelanda e Re fitoi këtë garë në Slalomin gjigand, e ndjekur nga Zrinka Ljutic e Kroacisë dhe kanadezja Valeri Grenier në vendin e tretë.
Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Lara Colturi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 286 pikë, pas Mikaela Shiffrin me 408 pikë, ndërsa në vendin e tretë gjendet gjermania Lena Duerr me 234 pikë.
Top Channel