Lara Colturi nuk ia del dot të shkëlqejë në Tremblant të Kanadasë sic ka bërë në 4 ndalesat e fundit të Kupës së Botës së Skitë Alpine. Skiatorja jonë u rendit në vendin e 23 në përfundim të të dyja zbritjeve, një performancë që u ndikua edhe nga kushtet atmosferike me reshje të dendura shiu.

Në zbritjen e parë Lara Colturi regjistroi kohën 1 minutë 9 sekonda dhe 69 të qintat, duke u renditur në vendin e 28 duke mundur të kualifikohet për në zbritjen e dytë, ndërkohë ra në sy që rivale të Lara Colturit si Sara Hector apo Julia Scheib nuk mundën të përfundonin garimin e tyre në këtë zbritje të parë.

Në zbritjen e dytë, Lara Colturi pati një pozicionim më të mirë teksa me kohën 1 minutë e 9 sekonda e 79 të qintat u rendit në vendin e 14, ndërkohë që koha totale e saj  ishte 2 minuta 19 sekonda e 48 të qintat duke u renditur në vendin e 23. Përsa iu përket vendeve të para, Alice Robinson nga Zelanda e Re fitoi këtë garë në Slalomin gjigand, e ndjekur nga Zrinka Ljutic e Kroacisë dhe kanadezja Valeri Grenier në vendin e tretë.

Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Lara Colturi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 286 pikë, pas Mikaela Shiffrin me 408 pikë, ndërsa në vendin e tretë gjendet gjermania Lena Duerr me 234 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta