Një bar-kafe ishte kthyer në ‘bazë’ për lëndë narkotike dhe lojëra fati në Vaun e Dejës.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të një subjekti bar-kafe, në përdorim nga shtetasi A. P., në fshatin Stajkë, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.

Nga ky operacion u arrestua në flagrancë pronari 39-vjeçar i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim droge dhe për lojëra fati.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Organizim i lojërave të fatit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta