Brazili në Botërorin 2026, Ancelotti: Grup i vështirë, duhet të mposhtim menjëherë Marokun. Flamurtari në basketboll për femra regjistron një fitore të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 95-75.
Ekipi vlonjat nuk njeh rezultat tjetër veç fitores duke vijuar të kryesojë në renditje. Një përballje mes dy vendeve të para në renditje, ndërsa takimi ka dhuruar emocione në pallatin e sportit në Vlorë, me ekipin vlonjat që tregon sërish se kërkon edhe këtë sezon titullin kampion por edhe trofetë e tjerë. 10 minutat e para ishin mjaft të rivalizuara dhe me shumë emocione, një periudhë e fituar nga ekipi mik në shifrat 18-19. Krejt ndryshe periudha e dytë me Flamurtarin që luan më mirë në parket dhe nis e krijon avantazh ndaj Partizanit duke shënuar plot 28 pikë kundrejt vetëm 16 të ekipit mik dhe në fund të pjesës së parë kryeson në shifrat 46-35.
Pas pushimit Partizani kërkon të ndryshojë në lojën e vet, ndërsa Flamurtari me avantazhin e krijuar luan mirë duke krijuar edhe një avantazh deri në 16 pikë, ndërsa është një periudhë e tretë ku të dyja skuadrat shënojnë më shumë se 20 pikë duke e mbyllur në shifrat 71-58 për Flamurtarin. 10 minutat e fundit ekipi vlonjat administron me qetësi dhe madje e thellon edhe më tej avantazhin, ndërsa Partizani duket se pranon epërsinë e ekipit vendas, ndërsa krejt takimi mbyllet në shifrat 95-75 për Flamurtarin.
Ekipi vlonjat vijon tashmë fitoret në kampionat duke kryesuar në renditje me vetëm fitore, ndërsa pas ndeshjes shefja e klubit shumë-sportësh Elona Hasanaj dhe basketbollistja e Flamurtarit Brikena Muçenji e cilësuan mjaft të rëndësishme këtë fitore mbi të gjitha përballë rivalit kryesor duke falënderuar edhe publikun për mbështetjen.
Ndërkohë trajnerja e Partizanit Eliverta Bujari ka theksuar se ekipi i saj ka pasur edhe kontestime ndërsa të dyja ekipet do të rivalizojnë deri në fund për titullin.
Tashmë veç kampionatit vëmendja edhe te Liga Unike, një tjetër kompeticion ku ekipi vlonjat kërkon të ruajë titullin e sezonit të kaluar.
Top Channel