Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley, por skuadra e tij s’e evitoi dot humbjen
Luciano Spalletti do të kthehet në Napoli, për herë të parë si kundërshtar pas rrugëtimit të mrekullueshëm që pati në 2023 me skuadrën napoletane duke fituar titullin kampion në Serie A, teksa në Maradona Stadium do të hyjë si trajner i Juventusit.
Kështu që padyshim që kjo përballje nuk do të jetë si të tjerat për trajnerin toskan së Zonjës së Vjetër. Juventus shkon në këtë ndeshje pas 3 fitoreve radhazi dhe për Spalletin kjo është diçka e rëndësishme.
‘Fanela e Juventusit ështe krijuar për këtë, për të fituar ndeshjet-tha Spalletti në konferencën për shtyp-është e qartë që ne nuk po përjetojmë një periudhë shumë të bukur, por ky duhet të jetë statusi ynë normal. Kështu që është e rëndësishme sepse vijmë me më shumë besim, por duhet të jemi shpirtra të fortë, të lirë, që nuk janë të detyruar të kërkojnë mbështetje nga diku për të treguar se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë’
Për Spallettin, ndeshja me Napolin është e tillë që mund të thotë shumë për të ardhmen e skuadrës së tij
‘Ka momente që zgjasin me ditë dhe javë që kalojnë me shumë shpejtësi-vijoi Spalletti-janë ndeshje që vlejnë 3 pikë dhe mbyllen aty me ato 3 pikë dhe në ndeshjet pasuese, këto pikë humbasin. Ka ndeshje që mbeten përgjithmonë në histori. Kjo është një prej atyre sfidave që mund të thonë shumë për të ardhmen e kampionatit tonë kështu që do i dedikojmë të gjithë forcën që kemi’.
Ndeshja Napoli-Juventus ka edhe përballjen mes dy trajnerëve dhe kjo do të jetë hera e parë që Spalletti do të jetë kundër Contes
‘Jemi takuar shumë herë vërdallë, një herë kemi luajtur edhe një miqësore në Coverciano-shtoi Spalletti-është një trajner i aftë sepse e ka treguar edhe këtë vit. Si njeri nuk mund të them dot gjë, sepse nuk e frekuentohemi në përditshmëri. Përsa i përket pjesës tjetër shkoj me atë që shoh në fushë dhe ai është një trajner i nivelit të lartë’.
Top Channel