Kupa e Gjermanisë/ Bayer Leverkusen merr revanshin ndaj Dortmundit dhe eliminon në 1/8 e finaleve
Bayerni i Mynihut shënoi një tjetër fitore në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra bavareze këtë radhë shkatërroi Stuttgartin në fushën e këtij të fundit me rezultatin e thellë 5-0 duke forcuar akoma më shumë diktatin e saj në krye të klasifikimit.
Vetëm 11 minuta i mjaftuan Bayernit për të marrë avantazhin me golin e Laimer pas kombinimit me Olise. Në minutën e 40 stuttgart barazoi shifrat me Nartey por goli u anulua për pozicion jashtë loje dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Bayernin e Mynihut u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishte radha e Harry Kane që të jepte spektaklin e tij me tregolëshin e shënuar në minutat 66, 82 dhe 88, njëri prej të cilëve u shënua nga pika e bardhë e penalltisë. Mes këtyre golave të anglezit qëndron ai i Stanisic në minutën e 78 për të plotësuar fitoren 5-0 të Bayernit të Mynihut që ngjitet në kuotën e 37 ikëve, ndërsa stuttgart mbeti në kuotën e 22 pikëve
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, spikat humbja e Bayer Leverkusen me rezultatinb 2-0 në fushën e Augsburgut, Këlni barazoi me St. Paulin 1-1, Heidenheim fitoi me Freiburg 2-1, ndërsa Ëolfsburgu mundi Union Berlin 3-1
Top Channel