Platforma X e Elon Musk gjobitet me 120 milionë euro nga BE-ja, shkak shenjat mashtruese të verifikimit të llogarive Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zgjedhur sekretarin e tij suhtarak, gjeneralin Roman Gofman për të udhëhequr Mossadin, pas përfundimit të mandatit të drejtorit aktual David Barnea në qershor 2026. Vendimi i është dërguar Komitetit Këshillëdhënës për Emërimet e Larta.
Emërimi i Gofman, një figurë që vjen nga ushtria dhe jo nga Mossadi, shihet si zgjedhje e drejtpërdrejtë e Netanyahut, megjithëse pritet të përballet me më pak kundërshtime sesa emërime të mëparshme në sektorin e sigurisë. I lindur në Bjellorusi dhe i emigruar në Izrael në vitin 1990 kur ishte 14 vjec, Gofman ka një karrierë të gjatë ushtarake, nga Korpusi i Blinduar deri në drejtimin e brigadave dhe divizioneve kryesore të IDF-së. Ai u plagos rëndë gjatë sulmit të Hamasit në tetor 2023, por u rikthye shpejt në detyrë.
Në vitin 2024 u emërua sekretar ushtarak i kryeministrit, duke punuar ngushtë me të gjitha shërbimet e inteligjencës. Karriera e tij është shoqëruar edhe me disa kritika, përfshirë autorizimin e një fushate joformale ndikimi në rrjete sociale dhe një dokument të vitit 2024 që sugjeronte ruajtjen e kontrollit ushtarak në Gazë – që IDF e quajti opinion personal.
Në njoftimin zyrtar, Netanyahu e përshkroi Gofman si “oficer jashtëzakonisht të dalluar”, ndërsa Shefi i Shtabit Eyal Zamir u shpreh se ushtria do ta mbështesë plotësisht. Emërimi i tij shihet si i rëndësishëm për fazën e re të sfidave të sigurisë me të cilat përballet Izraeli. Gofman pritet të marrë drejtimin e Mossadit në qershor 2026.
Top Channel