Bolsonaro mbështet djalin e tij të madh për kandidaturën presidenciale në zgjedhjet e vitit 2026
9 muaj burg i ka kushtuar një burri vjedhja e një… bime borziloku.
Ngjarja ka ndodhur në Trieste të Italisë, dhe sipas raportimit të mediave vendase, thuhet se hajduti nuk e shpëtoi burgun edhe pse e ktheu borzilokun te i zoti i shtëpisë ku e mori.
Ky është rasti i një burri 42-vjeçar nga Trieste, me precedentë penalë, i cili u dënua për vjedhje me dhunë banesash.
Prokurori kishte kërkuar një dënim prej një viti e gjysmë, por i pandehuri përfitoi nga ulja e dënimit e parashikuar nga gjyqi i shpejtë.
Incidentet datojnë që nga viti i kaluar kur burri, pasi vuri re një bimë borziloku që lulëzonte, jo vetëm që shkuli një degë, por vodhi edhe të gjithë vazon. Zona, megjithatë, ishte nën mbikëqyrje me video, kështu që pronari e raportoi vjedhjen te Karabinierët, të cilët e identifikuan shpejt hajdutin. Ai e pranoi vjedhjen, e ktheu bimën dhe e kompensoi pronarin.
Top Channel