Kate Middleton, Princesha e Uellsit, organizoi një Koncert Vjetor të Krishtlindjeve në Westminster Abbey për të nderuar njerëzit, shumica e të cilëve ishin të ftuar për shërbimin e tyre ndaj komunitetit.

Kate u shoqërua nga bashkëshorti i saj dhe trashëgimtari i fronit, Princi William. Eventi, të cilin princesha e nisi, është tani në vitin e tij të pestë dhe i jep familjes mbretërore mundësinë të falënderojë njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë bamirësi, mbledhin para dhe mbështesin shtresat në nevojë.
Kate, 43 vjeç, e cila përfundoi një raund kimioterapie parandaluese vitin e kaluar për të trajtuar një lloj kanceri të paspecifikuar, i dha secilit mysafir një shënim ku shkruhej se si “të gjesh një moment për të dëgjuar dikë” dhe “një fjalë ngushëllimi” mund të bëjë një ndryshim në jetën e njerëzve.

Ajo dhe William ishin në event me tre fëmijët e tyre, George, 12 vjeç, Charlotte, 10 vjeçe, dhe Louis, 7 vjeç.

William priti 1,600 të ftuar së bashku me aktorët Kate Winslet, Chiwetel Ejiofor dhe Joe Locke, si dhe aktorin dhe komedianin Babatunde Alesse.

“Në një kohë kur jeta ndonjëherë mund të duket e çrregullt dhe e pasigurt, sezoni i Krishtlindjeve na bën thirrje të kujtojmë fuqinë e shtrirjes së dorës ndaj njëri-tjetrit me bujari zemre, mirëkuptim dhe shpresë”, shkroi Kate në shënimin e saj. Ceremonia ishte e hapur për njerëz të të gjitha besimeve dhe ata që nuk besojnë në asnjë fe, tha Pallati Kensington. Eventi “Së bashku në Krishtlindje” do të transmetohet në rrjetin televiziv britanik ITV në prag të Krishtlindjeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta